Iker Kasijas ka përzgjedhur 11 futbollistët më të mirë në historinë e Champions League, por duket se ka grumbulluar aq shumë mllef, saqë është treguar shumë subjektiv. Portieri i Portos dhe legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casijas ka befasuar me formacionin që ka konceptuar, ku nuk bënë pjesë asnjë futbollist i Real Madridit, as ku e ka fituar vetë Champions dhe as nga të tanishmit.
Kjo ndoshta është edhe një hakmarrje ndaj ish skuadrës së tij, e cila e la të largohej drejt Portos. Në “listën Kasijas janë Bufon; Barezi, Maldini, Samer; Mateus, Nedved, Gigs, Skolls; Gullit, Van Basten, si dhe mbetet një sulmues që ende nuk e ka vendosur.