Ibrahimoviçi zbulon  fajtorin..  pse ai nuk do të luajë në Botëror

Zllatan Ibrahimoviçi kurrsesi nuk mund të pajtohet me faktin se ai nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës së Rusisë-2018. Në fakt, Suedia do të luajë në kampionatin botëror, por pa Zllatanin. Ibra popullor, para dy vitesh, hoqi dorë vetë nga përfaqësuesja, por, megjithatë, ai kishte njëfarë bindjeje se atë do ta thërrisnin në kombëtare për këtë Botëror. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe sulmuesi shtatgjatë të gjithë fajin ia hodhi medias suedeze që, sipas tij, zhvilloi një fushatë negative kundër kthimit të tij në përfaqësuesen suedeze.

“Mediumet kanë shkruar se ekipit tonë do t’i shkonin më mirë punët pa mua. Ky ishte mendimi i medias suedeze. Unë nuk kam ndonjë emër tipik suedez dhe nuk sillem si ndonjë suedez tipik, por, sidoqoftë, unë zotëroj disa rekorde në ekipin kombëtar. Është lumturia më e madhe që të jesh pjesë e një Botërori. Por, Zllatani nuk do të jetë atje, ndërkohë që ai duhet të ishte atje”, thotë Ibra i zhgënjyer, sipas stilit të tij origjinal, duke iu referuar vetes në vetë të tretë. Suedia, në Botëror, ndodhet në grup me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Sfidanti.al