I uron vdekjen e femijeve, Bonuçi zemerohet me tifozin

‘Te vdekshin te dy femijes’-ky ishte mesazhi i marre ne rrjetet sociale nga mbrojtesi i Juventusit dhe perfaqesueses italiane, Leonardo Bonuci. Ishte nje sulm i forte nga nje tifoz qe e urren lojtarin me kete te fundit qe nuk mund te rrinte pa u kunderpergjigjur dhe me te drejte.

‘Ndoshta nje dite do te jetojme ne nje bote me te mire, por per momentin shpresoj qe te mbaj femijet e mi larg kesaj bote aktuale, larg ketyre njerezve, larg kesaj dhune me gjeste e fjale-shkruante Bonuci ne Instagram Story duke postuar edhe mesazhin e tifozit-tani fshihu, nderro profil, thirr dike qe te ndihmoje, sa keq qe askush nuk do te jete ne gjendje qe te shpetoje nga te qenit person i shpifur’.

Nuk eshte hera e pare qe Bonuci vihet ne shenjester nga persona te tille qe quhen ndryshe edhe haters. Por kete radhe futbollisti vendosi te thote ‘mjaft’. Kjo sidomos ne kete histori u perfshine te 2 femijet e tij dhe ne menyre te vecante vogelushi Mateo qe ne 2016 iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale delikate per nje patologji akute. Per fat te mire vogelushi tani eshte ne gjendje te mire.

Sfidanti.al