Pas refuzimeve të njëpasnjëshme të “pulëbardhave” të Brajton, për kartonin e mesfushorit ekuadorian, Moises Kajsedo, tashmë “blutë” e Çelsi kanë hedhur “sytë” nga një tjetër mesfushor kualitativ për të përmirësuar skuadrën e tyre, në kuadër të sezonit të ardhshëm.
Bëhet fjalë për mesfushorin e PSG, Leandro Paredes, i cili ka qenë dhe më herët nën urdhrat e teknikut Mauricio Poketino, në kohën kur ishte kreu i pankinës së kampionëve francezë. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Paredes e shpenzoi mes PSG e italianëve të Juventus, aty ku ishte i huazuar. Në 39 përballjet e regjistruara, argjentinasi arriti të shënojë 1 gol, si dhe dhuroi 2 asistime.
sfidanti.al