Hames Rodrigez është i destinuar të mbetet ëndrra e një nate vere për tifozët e Napolit. Trajneri Zinedin Zidan e aktivizoi atë si titullar në ndeshjen që Reali i Madridit luajti me Vajadolidin në Santiago Bernabeu, gjë që nuk ndodhte prej 2 vitesh dhe 28 vjecari nuk i fshehu aspak emocionet e tij, madje i shprehu nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram
‘Pas kaq shumë kohësh u ktheva në Bernabeu-lexohet në postimin e Hames Rodrigez-ishte një ndjenjë unike. Falenderoj tifozët për ngrohtësinë e tyre. Do të vazhdojmë punën për t’u përmirësuar’.
Dhe Los Blancos kanë shumë punë për të bërë në këtë pikë. Pas fitores në fushën e Selta Vigos javën e kaluar, barazuan në shtëpinë e tyre me Vajadolidin që barazoi golin e Benzemasë me Serxhi Guardiolën, një mbiemër që në ato anë u kujton tifozëve merenges rivalin e tyre të madh, Pep
Duke lënë mënjanë vështirësitë e Realit në fushën e lojës, prania e Rodrigez nga minuta e parë duket se i shuan përfundimisht zërat që e shihnin atë te Napoli ku Rodrigez do të ishte nën urdhrat e trajnerit Anceloti dhe në këtë pikë ‘faji’ ishte edhe i dëmtimit të Eden Hazard. Duartrokitjet e shumta të tifozëve në momentin që ai doli nga fusha e lojës ishin një tregues i lidhjes ende të fortë mes tyre dhe futbollistit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, Hames Rodrigez duket gjithnjë e më larg dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e Napolit që të shohin për objektiva të tjera ku së fundmi po punohet për të siguruar shërbimin e Jorentes.
sfidanti.al