Një 14-vjeçar që luan për U19-ën është në vetvete një lajm i madh, por një i tillë që shënon edhe mjaft gola, duke një njoftim i ardhur nga alienët. Jusufa Mukoko sërish shkëlqeu për Dortmundin duke shënuar 3 gola në 8 minuta, pasi ia kishte dalë të realizonte 6 në një ndeshje të mëparshme. Borusia fitoi 6-2 ndaj Arminias së Bilefeldit, suksesi i dytë për djemtë e trajnerit Mikael Skibe në kampionat, ndërsa Mukoko jo vetëm që ishte më i miri në terren, por edhe i shënoi golat shpejt e shpejt.
Ai goli në minutat 25, 27 dhe 33 të pjesës së parë. Pas pushimit, ai shënoi një tjetër rrjetë që u anulua për pozicion jashtë loje, si dhe goditi shtyllën. Mukoko “ndejti urtë” kundër Këlnit dhe Gladbahut, që të dyja ndeshje të humbura, ndërsa realizoi 6 në portën e Vupertalit. Djaloshi i ri është në vitin e tretë në Dortmund, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 40 gola në 28 ndeshje për U17-ën.
Sfidanti.al