Klaudio Kanixha në telashe; sipas bashkëshortes jeton me një prostitutë që e drogon

Kush e kujton Klaudio Kanixhan? është sulmuesi argjentinas që spikati në vitet 80-90 dhe që në Botërorin e 29 viteve më parë coi Argjentinën në gjuajtjet e penalltive në gjysmëfinale për të kaluar më pas në finale dhe që është edhe një mik i Diego Armando Maradonas.

Në fakt Kanixha tashmë në moshën 52 vjecare duket se nuk po ia kalon aspak mirë, të paktën kjo është ajo që deklaron bashkëshortja e tij Mariana Nanis. E ftuar në programin televiziv ‘Confrontados’, Mariana Nannis zbuloi një prapaskenë të tmerrshme

‘Unë nuk jam e ndarë nga bashkëshorti im e nuk jam divorcuar-rrëfehet Mariana Nannis, nënë e 2 fëmijëve me Klaudio Kanixhan-bashkëshorti im po jeton me një prostitutë, një të droguar që e drogon atë gjatë gjithë ditës. Do të përfundojnë në burg. Kam lënë takim me avokatët e mi. Jam me tim shoq prej 33 vitesh dhe nuk mund të më mbyllin gojën disa aspekte ligjore, sidomos po të mendosh atë që unë di për bashkëshortin tim’.

sfidanti.al