Hallet e Kontes, Sancez do operohet në kavilje, do kthehet të luajë në 2020

Për Aleksis Sancez mbyllet viti 2019. Sulmuesi kilian I Interit mori vendimin që të operohet në kavilje, një vendim të cilin ai e mori pas një konsultimi në Barcelonë me profesor Kugat/ Është kjo një zgjedhje që do t’I kushtojë trajnerit Antonio Konte me Interin që do të ketë një kalendar të ngjeshur, duke qenë se Sancez do të kthehet në fushat e lojës vetëm në vitin 2020.

Profesor Ramon Kugat është I njëjti kirurg që e ka operuar Sanchez në të njëjtën kavilje në vitin 2007, kështu që ai e njeh mjaft mirë artikulacionin e sulmuesit. Nëse do të zbatohej terapia konservative, kiliani do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 1 muaj, por rreziku që ky dëmtim të përsëritej ishte I madh.

Kështu që në fund u vendos që futbollisti të operohej me Sancez që do të jetë I detyruar të mos luajë për të paktën 2 muaj e gjysmë.

Sfidanti.al