Milan dhe bilanci financiar; humbje me 156 milionë Euro

Milan publikoi bilancin financiar deri në 30 qershor të këtij viti dhe ia prezantoi Këshillit Administrativ dhe rezultati nuk është ndër më të mirët, përkundrazi. Klubi  rezulton se ka humbje teksa e mbylli vitin me humbje financiare prej 155.9 milionë Eurosh, shifër kjo që është më e lartë nga pritshmëritë pasi mendohej për një humbje prej 90-100 milionë Eurosh.

Për më tepër, humbja financiare e këtij viti është rritur në krahasim me sezonin e kaluar me 20 milionë Euro

Kostot në total të Milanit arrijnë në 373 milionë Euro një shifër kjo që është rritur me 5.1%, ndërsa të ardhurat janë 241.1 milionë Euro duke pësuar një rënie me 6.1%. Pa përmendur huazimet, Milani mes verës së 2018 dhe asaj të 2019 ka shpenzuar 153.1 milionë Euro, ndërsa arkëtimet për të njëjtën periudhë janë 49.9 milionë Euro për të shënuar një rezultat financiar negativ me 103.2 milionë Euro

Sfidanti.al