Halle pafund për Klopp! Liverpool, pa mbrojtës titullarë?

Makthi i Liverpoolit nuk ka fund. Pas dëmtimeve të Virgil Van Dijk,  Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez, i fundit që i bashkohet listës së lojtarëve në infermieri është Andy Robertson që e lë Jurgen klopp pa  asnjë mbrojtës titullar. Trajneri i përfaqësueses skoceze, Steve Clarke, bëri të ditur se mbrojtësi i majtë pati një problem në tendinën në pjesën e pasme të gjurit, por nuk zbuloi shkallën e dëmtimit të tij.

Klopp shpreson Robertson të jetë në gjendje që të rifitojë gjendjen fizike për të luajtuar ndaj Leicester City në fundjavën e ardhshme duke qenë se mungesat në repartin e mbrojtjes janë të shumta.

‘Andy Robertson, është ai që është më shumë në dyshim në krahasim me lojtarët që kanë probleme fizike-tha Clarke ditën e shtunë, në prag të sfidës me Sllovakinë ku në të vërtetë nuk u aktivizua.

Sfidanti.al