Hakimi nuk kthehet te Reali

Pas dëmtimit të rëndë të Dani Carvajal, i cili do të mungojë deri në fund të këtij sezoni, “Los Blancos” prisnin rikthimin e Achraf Hakimit. Ishte menduar që marokeni do të donte të kthehej në “Santiago Bernabeu”, por duket se ka vendosur diçka tjetër. Sipas Fabrizio Romano, Achraf Hakimi ka zgjatur kontratën me PSG-në deri në korrik të vitit 2029. Tashmë pritet që kjo të bëhet zyrtare nga klubi parisien. Kështu, pas këtij vendimi, marokeni zgjati qëndrimin e tij në kryeqytetin francez dhe refuzoi, të paktën përkohësisht, të rikthehej te Real Madridi. Achraf Hakimi është te PSG që nga vera e vitit 2021, pasi u transferua nga francezët nga Interit për 68 milionë euro. Në 133 ndeshje të luajtura për kampionët e Francës, mbrojtësi i djathtë shënoi 16 herë dhe dha 22 asiste.

sfidanti.al