Alen Sherri debutoi në Seria A kundër Milanit, sfida e 9 nëntorit që Kaljari e barazoi 3-3. Pas atij takimi pasoi Liga e Kombeve ku Sherri u grumbullua nga Kombëtarja shqiptare. Sfida e radhës për Kaljarin luhet në transfertën e Xhenoas. Një ndeshje delikate, që zhvillohet ditën e diel prej orës 12:30. Alen Sherri mund të jetë sërish titullar, sipas asaj që raportohet nga jashtë Shqipërisë. Trajneri David Nikola do i besonte kështu gardianit shqiptar, sfidën delikate ku luajnë dy skuadra me pikë të barabarta. Kaljari dhe Xhenoa ndodhen respektivisht në vendin e 16 dhe 17 të Seria A.
Formacioni i mundshëm:
Kaljari: Sherri; Zapa, Palomino, Luperto, Auxhelo; Makumbu, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo; Pikoli
sfidanti.al