Guardiola tremb Premier Ligën: Mund të kishim shënuar më shumë!

Edhe 6 gola ndaj Junajtidit iu dukën pak, ndërsa ky “Magelan” apo “Kolomb” i kohëve të sotme kërkon të zbulojë gjëra të reja. Pep Guardiola trembi Premier Ligën angleze dhe gjithë Europën (nuk e dimë nëse e bëri me Realin apo Barçën), duke thënë se Mançester Siti duhej të kishte shënuar më shumë në derbi. “Përsosmëria nuk ekziston, – tha ai, – është e pamundur që ta arrish, por ne duhet të synojmë të shkojmë drejt saj. Ne ishim mirë, por mund të jemi edhe më mirë. Shumë, madje shumë lojtarë bënë pasime të dobëta. Kjo nuk është gjë e mirë. Duhet të jemi më të qendrueshëm. Ka gjëra të thjeshta që nuk i bëjmë mirë, humbasim shumë topa të lehtë dhe rrezikojmë veten duke i dhënë mundësi kundërshtarit”.

Sfidanti.al