Natyrisht, rëndësi ka skuadra, ka klubi, më pak ka trajneri, por gjithsesi shkarkimi i një tekniku dhe pajtimi i një tjetri është një proces i vështirë që kërkon kohë për të stabilizuar gjërat. Simone Inzagi është me një këmbë jashtë Interit (ndonëse thuhet “gjysmë këmbe”), ndërsa rezultatet po shkojnë keq e më keq. Sipas “La gazeta delo Sportit”, drejtuesit zikaltër i kanë dhënë kohë 9 ditë njeriut të stolit për të ndrequr situatën. Kjo do të thotë 3 ndeshje, e para sot ndaj Barcelonës në “San Siro”, pastaj ajo e Serisë A në fushën e Sasuolos në 8 tetor dhe në fund, ajo në “Spotifaj Kamp Nou” në 12 tetor në Champions. Nuk dihet se çfarë pret Interi nga Inzagi në këto 3 ndeshje, por padyshim kërkohet fitore ndaj katalanasve në Champions dhe ndaj Sasuolos në Serinë A.
Sfidanti.al