Erling Halandi po vendos rekorde për Sitin dhe për Premier Ligën

Ka arritur në kuotën e 17 golave për këtë sezon, dhe nuk diskutohet që nuk do të ndalojë. Erling Halandi pati një tregolësh në 64 minuta në derbin ndaj Mançester Junajtidit, dhe vendosi disa rekorde. Ai u bë i pari lojtar në Premier Ligë që shënon 3 tregolësha radhazi, dhe po ashtu i pari lojtar i Mançester Sitit që shënon një tregolësh në derbi që nga viti 1970.

Sfidanti.al