Guardiola I përgjigjet mirësjelljes së Mourinhos: Meriton të gjithë respektin tim

Tottenham dhe Manchester City do të përballen ditën e diel, porn ë media vazhdion të flitet për duelin Mourinho-Guardiola. Tashmë mes tyre nuk ka më ironi dhe tensione, por vetëm mirësjellje zotërinjsh. Në fillim ishte trajneri aktual I tottenhamit që vlerësoi  kolegun e tij të Citizens, mirësjelljë që katalanasi ia ktheu duke shprehur respektin për portugezin

‘Më  vjen keq për ju, por këtu nuk do të përsëritet lufta mediatike. Nuk e di se përse nuk po ndodh kjo, ndoshta ngaqë jemi më të rritur e me më shumë eksperiencë-tha Guardiola-por  gjithnjë kemi pasur zjarr brenda nesh kur përballemi. Mourinho meriton të gjithë respektin tim. Nuk mund ta gjykosh për një apo dy vjet në dy dekada. Të qëndrosh gjithë kohën në elitën e futbollit nuk është e lehtë. E përvecmja është të fitosh shumë, ndërsa humbjet janë normale. Michael Jordan e fitoi 6 herë titullin në NBA, por humbjet e titullit kanë qenë më të shpeshta’

Sfidanti.al