Messi rishkruan sërish historinë, 500 fitore me fanelën e Barcelonës

Lionel Messi rishkruan sërish historine dhe përditëson rekordet e tij me Barcelonën. Argjentinasi shënoi një dygolësh në fitoren e skuadrës katalanasa 5-0 nfdaj Leganes në 1/8 e finaleve të Kupës së Mbretiti  shtoi një unazë tjetër në zinxhirin e sukseseve të tij duke festuar fitoren e tij të 500 me fanelën blaugrana në të gjitha kompeticionet.

Messi e regjistroi fitoren e tij të 500 në 710 ndeshje të zhvilluara dhe përvec sukseseve ai ka edhe 131 barazime e 79 humbje. Me fjalë të tjera Messi ka fituar 7 në 10 ndeshje të luajtura që nga momenti që bëri debutimin e tij me Barcelonën në 16 tetor të 2004 kundër Espanyolit kur ishte vetëm 17 vjec.

Messi ka një bilanc prej 349 fitoresh në La Liga, 83 në Champions, 51 në Kupën e Mbretit, 9 në Superkupën e Soanjës, 5 në Botërorët për Klube dhe 3 në Superkupën e Spanjës. Në Camp Nou, Messi ka fituar 285 ndeshje në 348 ndeshje të luajtura ose thënë ndryshe 81% e ndeshjeve të luajtura.

Sfidanti.al