Mancester Siti u kualifikua për në gjysmëfinale të FA Cup, por vuajti shumë ndaj Suonsi. Vendimtar rezultoi Goli i Kun Agueros në minutën e 88, një gol që duhej anuluar pasi argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje, ndërkohë që më parë u akordua edhe një 11 metërsh i dyshimtë për kampionët e Anglisë. Trajneri i Citizens, Pep Guardiola në përfundim të ndeshjes bëri apel për përdorimin e sistemit VAR edhe në futbollin anglez edhe pse skuadra e tij përfitoi shumë nga mungesa e tij
‘Më vjen keq që goli ishte në pozicion jashtë loje-tha Guardiola-nuk e kuptoj se përse nuk përdoret VAR në këtë raund të kompeticionit. Me pak fat në sezonin e ardhshëm, kjo nuk do të ndodhë. Penalltia ishte vërtet me fat, por kjo është ajo që ke nevojë sidomos kur je për titull në të gjitha kompeticionet’.
Por trajneri katalanas nuk harroi që të thurrë elozhe për lojtarët e tij për karakterin e treguar në përmbysjen e disavantazhit 0-2.
‘Në pushimin e ndeshjes diskutuam dhe thamë se kishim na duhej 1 gol dhe nëse do ta shënonim për ne gjërat do të lehtësoheshin-vijoi Guardiola-pas shënimit të këtij goli krijuam shumë raste shënimi, poir shpirti dhe këmbëngulja na ndihmuan të fitojmë ndeshjen’.
sfidanti.al