Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, përpara vizitës së tyre në raundin e pestë të Kupës me Plymouth Argyle të shtunën (18.45), është shprehur:
“Nuk është kurrë e pamundur të rindërtosh një skuadër me lojtarët më të vjetër, por është kaq e vështirë të bësh atë që kemi bërë. Eshtë e pamundur të bënim atë që bëmë. Këtu ka lojtarë mbi 30 vjeç, ata do të jenë pjesë e së ardhmes së këtij klubi, sepse përveç Kevinit, i cili së bashku me klubin do të vendosin të ardhmen, të gjithë të tjerët kanë kontratë dhe pres që sezonin e ardhshëm të jenë këtu.
Ata do të na ndihmojnë. Sezonin e ardhshëm do të ketë shumë ndeshje. Nuk mund të kemi vetëm të renë apo të vjetrën, ata duhet të jenë të gjithë bashkë. Të gjithë do të preken. Është shumë e rëndësishme për fundin e sezonit dhe sezonin e ardhshëm. Unë do të mbështetem te Ilkay Gündogan, te Bernardo Silva, llogaris te të gjithë lojtarët që kanë kontratë. Ata janë këtu. Kështu që nuk kam asnjë dyshim për këtë”.
sfidanti.al