Huan Mata është futbollisti i Vitit 2017 në Premier League. Ky është verdikti i dhënë nga e përditshmja britanike ‘The Guardian’. Mata u vlerësua nga kjo e përditshme sidomos për nismën ‘Common Goal’ për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë, ku ai dhe persona të tjerë të përfshirë kanë dhënë 1% të pagës së tyre për bamirësi.
Që nga muaji gusht, 35 futbollistë e futbolliste profesionistë I janë bashkuar iniciativës së matës mes të cilëve ishin edhe Mats Humels, Xhorxho Kielini, Aleks Morgan, trajneri I hofenhajmit Julian Nagelsman apo edhe presidenti I UEFA, Ceferin
‘The Guardian’ që botohet në Manchester, e përshkruan këtë cmim për Matën si një shpërblim që I bëhet futbollisti pasi ka bërë dicka të vecantë duke ndihmuar të tjerët apoduke dhënë shembullin sportib me veprimin e tij të jashtëzakonshëmdhe të ndershëm
Sfidanti.al