Grosso në telashe, goditet edhe nga tifozët kundërshtarë

Tension para ndeshjes së Ligue 1 mes Olympique Marseille të Gattusos dhe Lyon të Grosso. Jashtë stadiumit Velodrome, autobusi i ekipit mik u ngadalësua disa herë përpara se të bëhej objekt i një sulmi me gurë nga ultrasit vendas. Pjesa e djathtë e mjetit ka pësuar dëmtime më të mëdha me disa xhama të thyer.

Tekniku i Lionit, Fabio Grosso u godit dhe u largua nga autobusi i gjakosur. Një problem me sytë ka edhe zëvendësi i tij, Longo. Gjatë 5 javëve të fundit, Grosso ka regjistruar 4 humbje me Lyonin ndërsa skuadra e tij renditet në vendine fundit të Ligue 1 dhe kjo është një nga periudhat më të errëta të këtij klubi gjatë dekadave të fundit. Grosso është i kontestuar gjithashtu edhe nga një pjesë e skuadrës së tij.

sfidanti.al