Viti 2018 ishte plot me cmime e trofe per Antuan Grizman te cilit i ka mbetur edhe nje objektiv per t’u arritur; Topi i Arte. Francezi uron qe te jete mes finalisteve te trofeut qe jepet nga France Football, por nuk e ka kaperdire faktin qe mbeti jashte podiumit per cmimin FIFA The Best.
‘Eshte nje cmim FIFA, apo jo? -tha Grizman per ‘L’Equipe’-boteroret i organizon gjithmone FIFA? Ne fituam, cuditshme qe per kete cmim nuk kishte asnje francez ne finale’.
Grizman ben bilancin e tij per 2018 kur brenda 91 diteve fitoi 3 trofe; Europa League, Boterorin dhe Superkupen Evropiane dhe padyshim kenaqesia eshte e madhe.
‘2018 eshte padyshim viti me i mire i karrieres sime-vijoi Grizman-sigurisht ka pasur vite kur kam shenuar me shume, por persa i perket trofeve ky vit eshte i paperseritshem. Topi i Arte? Mendoj jam shume prane ketij trofeu qe per nje futbollist eshte nje shperblim prestigjioz, eshte maksimumi’
Sfidanti.al