Antuan Grizman eshte i qarte ne ate qe deklaron ne lidhje me te ardhmen e tij. Ne nje interviste per ‘L’Equipe’ sulmuesi francez, qe kerkohet nga Barcelona, theksoi se vendimi per te ardhmen e tij duhet te merret perpara fillimit te Boterorit te Rusise.
‘E ardhmja ime do te vendoset perpara fillimit te Kupes se Botes -tha Grizman-duhet te jem i çliruar, kjo eshte ajo qe duan te gjithe. Dua te jem i qete dhe te zgjidh kete çeshtje si ne rastin e qendrimit te Atletiko si ne rastin e largimit’.
Nderkaq Atletiko Madrid ka bere nje oferte ne drejtim te Grizman per te penguar largimin e tij tek katalanasit e Barcelones. Sipas ‘La Razon’, klubi madrilen i premton sulmuesit nje page prej 20 milione Eurosh ne sezon, nderkohe qe kontrata e tij qe skadon ne 2022 ka nje klauzole qe eshte reduktuar nga 200 ne 100 milione Euro.
Sfidanti.al