Granit Xhaka me turinj të varur: Kush fyen familjen time nuk është tifoz; do të doja t’i kisha përballë

Të jesh vazhdimisht në qendër të vëmendjes nuk është e lehtë sidomos nëse ke një karakter mjaft të nxehtë si Granit Xhaka. Në një moment, kur Arsenali nuk është në periudhën e tij më të mirë, tifozët kanë reaguar duke bërë kritika të ashpra në rrjetet sociale. Në përgjithësi është më mirë që të mos merresh me këto lloj kritikash, por mesfushori nuk është ai tip qe i lë të shkojnë këto gjëra, kështu Xhaka iu përgjigj me tone të forta fyerjeve duke kërkuar një takim ballë për ballë

Nuk është hera e parë që Granit Xhaka  ka probleme me tifozerinë e Topcinjve. Në tetor të 2019 ai u vu në shënjestrën e sulmeve të tyre pasi hoqi fanelën dhe e hodhi në tokë pas një zëvendësimi. Tani problemet u rishfaqën dhe sipas portalit goal.com, Xhaka është përgjigjur duke thënë se ata që fyejnë familjen e tij nuk janë tifozë të vërtetë dhe se do të donte një përballje me ata që e bëjnë këtë për t’i pyetur për arsyen.

‘Sikur t’i tregoja familjes sime se cfarë më shkruajnë, do te duhet të mbyllja profilet në rrjetet sociale-tha Xhaka-e kam thënë dhe do ta përsëris; ajo cfarë ndodh në fushë ka të bëjë vetëm me mua, jam unë ai që zbres në fushë, jo bashkëshortja, djali, familja ime. Kështu që nëse doni të kritikoni, Ok, por më kritikoni mua si person, si futbollist. Të mos përfshihen persona të tjerë që nuk kanë të bëjnë me punën time. Do të doja një përballje me ta….’.

Sfidanti.al