Kapiteni i ekipit përfaqësues të Maqedonisë, Goran Pandev, e tregoi edhe njëherë tjetër madhësitinë e tij… Para ndeshjes së fundit kualifikuese me Lihtenshtainin që Maqedonia e fitoi 3-0, mbrëmë në Vaduz, Pandevi ishte paracaktuar që të gjuante penallti, nëse, gjatë ndeshjes, do të jepej një e tillë. Dhe kështu, kjo mundësi u dha në min. e 90-të, por kapiteni kohëgjatë ia la topin që ta gjuante Ilija Nestorovskit të Palermos, duke dashur që ai të arrinte het-trikun (tregolshin) e parë në karrierën e tij, por nuk që e thënë, pasi ai (Nestorovski) nuk e shfrytëzoi rastin.
“Goran Pandevi e tregoi edhe një herë tjetër madhështinë e vet. Më vjen keq që Ilija nuk arriti të shënonte het-trikun e vet të parë në karrierën e tij me ekipin përfaqësues”, tha mbas ndeshjes trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski. Ishte po Pandevi që ia i dha pasin për gol Nestorovskit, kur ky i fundit e çoi rezultatin në 2-0. Pandevi, në rast se do ta gjuante penalltinë, kishte mundësinë e madhe që t’i jepte fund “agjërimit” disavjeçar të tij si golëshenues në ndshjet zyrtare të ekipit përfaqësues, por, ai preferoi që të promovoi lojtarët e rinj, duke treguar edhe një herë se përse ai është një kapiten i madh.
sfidanti.al