Gjykata Federale e Apelit ka publikuar argumentimentimin për vendimin që penalizoi Juventusin me 15 pikë si dhe përjashtoi për periudha të gjata ish-drejturesit e klubit bardhezi. Sipas gjykatës së apëlit në Federatën Italiane të Futbollit, Juventus dhe drejtuesit e tijk kanë shkelur rregullat disiplinore sportive, në mënyrë të rëndë dhe të përsëritur”. Pikërish me këtë argument është justifikuar edhe penalizimi i rëndë në dëm të “Zonjës së Vjetër”. Pasi ka mësuar opinionin e gjykatës, klubi torinez do t’i drejtohet, siç edhe kishte premtuar, Dhomës së Këshillit të Sportit, që është edhe shkalla më e lartë e drejtësisë sportive në Itali.