Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, si Barcelona dhe Chelsea. Barcelona ka finalizuar 10 transferime të ndryshme të lojtarëve të lirë në tre vitet e fundit, dhe në përgjithësi janë të pritur të ndjekin këtë politikë edhe më tej. Këtë sezon nuk ka ndodhur, por padyshim që ata do të jenë ende në gjueti për pazare këtë verë duke pasur parasysh krizën e tyre financiare. Një nga nënshkrimet e verës mund të jetë edhe Paulo Dybala. Yllit argjentinas i skadon kontrata verën e ardhshme dhe thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 12 milionë euro për klubet jashtë Serie A. Roma është e prirur të negociojë një marrëveshje të re me një nga lojtarët e tyre kryesor, por nuk është çudi që skuadrat e tjera janë të interesuara. Gazetari Rudy Galleti ka konfirmuar se Barcelona ka mbledhur disa informacione për 30-vjeçarin, ashtu si edhe Chelsea.
sfidanti.al