Ancelotti entuziast: Krenar për fazën mbrojtëse, tani të fitojmë Championsin

Carlo Ancelotti është shfaqur mëse i lumtur pasi skuadra e tij eliminoi mbrëmjen e djeshme kampionët në fuqi të Champions League, Manchester City-in. 

“Jam shumë i lumtur, e dinim se duhej të vuanim dhe vuajtëm, ishte një ndeshje shumë e vështirë, patëm shumë vështirësi, por në fund fituam. Jam krenar për fazën e mbrojtjes sepse nuk jemi mësuar të bllokohemi kështu.

Bllokuam hapësirat dhe ishim kompakt. Nuk është e lehtë të kesh më shumë kontroll në një ndeshje kundër Manchester City, ata janë kampionë të vërtetë. Goli na la prapa, nuk kishim nevojë të luanim në sulm. Ishte një gol i mirë, më pas luajtëm me kundërsulme dhe mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Titulli i 15-të i Champions League? Së pari, le të mendojmë për gjysmëfinalen. Në tre vitet e fundit kemi luajtur kundër City dhe ata janë më të mirët në Europë. Mposhtja e tyre ishte një mundësi për të fituar një tjetër Champions”, u shpreh Ancelotti.

sfidanti.al