Dortmundi dominon formacionin e Champions League

Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Borussia Dortmund, janë katër skuadrat që siguruan kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League. Sa u përket gjysmëfinaleve, sfida e parë mes Bayernit dhe Realit do të luhet të martën e 30 prillit në tokën gjermane. Dueli i kthimit, të mërkurën e 8 majit në “Santiago Bernabeu”. Gjysmëfinalja tjetër është Dortmund-PSG. Takimi i parë do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” të mërkurën e 1 majit. Ndeshja e kthimit, gjashtë ditë më vonë në kryeqytetin francez. Sot është shpallur edhe formacioni më i mirë i çerekfinaleve të kthimit në Champions League. Dortmundi dominon me 4 futbollistë. Më pas PSG me tre dhe Reali e Bayerni me nga dy.

sfidanti.al