Gjermania, rebusi i Lev; kombetarja e percare

Ne Gjermani vazhdon te jete nje plage e thell eliminimi nga Boterori i Rusise ku per here te pare Gjermania nuk mundi te kaloje fazen e grupeve te evenimentit. Nje poshterim ky qe nuk mund te kaloje vetem me kalimin e kohes, por duhet edhe shume pune.

Te merkuren Lev do te duhet te shpjegoje arsyet e deshtimit ne Rusi, por edhe te publikoje listen e te grumbulluarve prr ndeshjen me Francen e Perune dhe pritet te kete ndryshime dhe kalim brezash. Por problemi me i madh qe duhet te zgjidhet te Gjermania eshte percarja e skuadres. Nga njera ane jane gjermanet autoktone dhe nga ana tjeter ata te natyralizuar dhe kjo nuk eshte nje teme qe duhet nenvleresuar duke qene se ne ekipet zinxhire 30% e lojtareve nuk jane me origjine gjermane.

‘Der Spigel’ ka publikuar detaje shqetesuse persa i perket ceshtjes se percarjeve te Gjermania. Tashme jane krijuar  dy grupe ‘Kanaken’ (term percmues per emigrantet ku perfshihen Boateng, Ozil, Gyndoan, Rydiger dhe ‘Kartofeln’ ku jane lojtaret tipike gjermane si Myler, Nojer, Humels. Kedira i afrohet me shume fraksionit te gjermaneve, ndersa Draksler eshte diku ne mes.

Me pak fjale keto detaje e bejne me te dukshem kaosin e krijuar te Gjermania per shkak te ndryshimeve te kulturave te futbollisteve te saj.

Sfidanti.al