Gian Piero Ventura ne pikepyetje; sheh ‘fantazmën’ e Antonio Contes

Ndërsa Italia pret të mësojë kundërshtaren e saj në playoffin e Botërorit, Gian piero Venmtura duket se ka filluar të ndjejë hijen eantonio Contes. Sipas tabloidit britanin ‘The Sun’ trajneri i Chelseat është gjithnjë e më shumë i bindur për t’u larguar nga klubi londinez për të rimarrë drejtimin e  skuadrës 4 herë kampione të botës. Siggurisht për momentin gjithcka është një hipotezë, por që mund të kthehet në dicka reale nëse Italia nuk kualifikohet në Botërorin e rusisë, ose largohet prej saj shumë shpejt.

Pas një faze të parë të mirë të eliminatoreve, Italia u godit rëndë nga humbja me Spanjën duke e humbur trenin e kualifikimit direkt. Por nuk ishte ky aspekt që shtoi kritikat ndaj Venturës, por dy ndeshjet e fundit; ato me Maqedoninë e Shqipërinë dhe kjo sepse ai jo vetëm që nuk pati kontroll mbi skuadrën e tij por nuk mundi të krijojë asnjë projekt të mirë dhe koherent. Faza e playoffit është shansi për Venturën që të japë disa përgjigje rreth të ardhmes së përfaqësueses italiane të futbollit.

Sfidanti.al