Futbollisti i Shekullit, Pele mbush 80 vjec: Shpresoj që Zoti të më presë sic bënë këtu në tokë

Edson Arantes do Nascimentio që të gjithë e njohin si Pele, në 23 tetor do të festojë 80 vjetorin e tij të lindjes. Në Brazil ka festë për ‘O Rei’ dhe në vendin e futbollit gjatë këtyre ditëve do të kete disa festa për këtë legjendë të futbollit.

‘Falenderoj Zotin që më dha mundësinë të arrij në këtë moshë me shëndet dhe i kthjellët. Jo shumë inteligjent, por  kthjellët-tha me tone shakaje Pele nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në median braziliane. Më pas ‘Futbollisti i Shekullit’ për FIFA, shtoi: ‘Shpresoj që kur të shkoj në qiell, Zoti të më presë sic po bëjnë këtu në tokë, falë futbollit’.

Sfidanti.al