Fotoja dhe diçitura “hamletiane” e Murinjos, me “tre topa nën një sqetull”!

Nuk ka qenë ndonjëherë tepër modest, ndërsa zgjuarsia natyrale e ka bërë që të dredhojë edhe nga situatat më të vështira. Zhoze Murinjo krijoi një tjetër histori “murinjiane” kur doli në foto me 3 topa futbolli në duar, dhe me shpjegimin e shkruar nën të. “Tre topa … për 3 golat që pësuam nga Uest Hemi? Për 3 golat e mrekullueshëm që shënuam ndaj tij? Apo për trofetë e Ligës së Europës që unë kam në xhep, ndërsa jam gati që të luftoj për të tretin?” Kjo ishte diçitura e Murinjos, ndërsa Totenhemi bëhet gati të nisë sezonin në fazën e grupeve në Ligën e Europës ndaj austriakëve të LASK-ut të Lincit.

Sfidanti.al