Futbollisti i Shalkes përjashtohet se nuk vajti te dentisti!?

Mbrojtësi i Shalkes 04, Hamza Mendil, u hoq nga ekipi kryesor dhe u kalua tek ekipi B, pasi nuk u paraqit në seancën e planifikur te stomatologu, shkruan media gjermane.
Mendili duhet t’u bënte një kontroll dhëmbëve dhe klubi Shalke 04 porositi një seancë përkatëse në një klinikë stomatologe që dentisti të qëndronte mbas orarit, ta priste futbollistin në fjalë që duhet të mbaronte stërivitjen dhe më vonë do të shkonte në klinikë. Por ky futbollist as nuk u paraqit në klinikë dhe as nuk e njoftoi klubin e vet, kështu që stomatologut në fjalë iu desh të priste më kot deri vonë.
Në këto kushte, klubi i lartpërmendur i Bundesligës kryesore e dënoi futbollistin e mësipërm, duke e kaluar atw në ekipin B, pra në atë të rezervave, për shkak të mungesës së korrektësisë disiplinore.
Sifanti.al