Futbolli është fe në Argjentinë:  30 000 tifozë ndjekin stërvitjen e parë të përfaqësueses!

Mbas perfundimit të pjesës më të madhe të kampionateve kombëtare ne Evropë dhe botë, tifozët e futbollit, anekënd botës, do të kenë mundësinë që të ndjekin eventin më të madh futbollistik, Botërorin e Rusisë (14 qershor – 15 korrik). Një nga favoritet kryesore në kampionatin botëror është Argjentina e kryesuar nga Lionel Mesi.

Futbollistët argjentinas kanë filluar përgatitjet për Mundialin e ardhshëm, ku, në Grupin D të tyre, ata “do të përplasin shtizat” me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë. Përfaqësuesja e Argjentinës zhvilloi seancën e parë stërvitore që ishte e hapur dhe të cilën kishin ardhur që ta ndiqnin mëse 30 000 tifozë!

Sfidanti.al