Futbolli brazilian tronditet nga dhuna

Dhuna ulet këmbëkryq në futbollin brazilian. Një person ka mbetur i vdekur ndërsa 17 të tjerë janë plagosur nga përplasjet e tifozëve të Palmeiras me ata të Cruzeiros. Sipas raportimeve të fundit, mbështetësit e Palmeiras kanë shkaktuar kaos, duke detyruar kështu policinë të ndërhyjë. “Sipas informacioneve paraprake, tifozët e Cruzeiro u zunë në pritë nga tifozët e organizuar të Palmeiras”, thuhet në raportimin e Sekretariatit të Sigurisë Publike (SSP).

sfidanti.al