Frikë për Vertonghen, grabitësit I kërcënojnë bashkëshorten dhe fëmijët

Familja Vertonghen kalon një aventurë aspak të këndshme. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, mbrëmjen e 10 marsit, ndërsa mbrojtësi ishte I impenjuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Leipzig, bashkëshortja dhe fëmijër e tij u mbajtën për një kohë të shkurtër, peng nga 4 persona të armatosur që kishin hyrë në shtëpinë e tyre në Londër.

Në mbështetje të futbollistit doli klubi I Tottenhamit që doli me një komunikatë për shtyp: ‘Jemi përkrah Jan dhe familjes së tij pas kësaj eksperience të tmerrshnme-theksonte klubi londinez-ata që kanë të dhëna të dobishme të kontaktojnë policinë’.

Nga ana e saj, policia konfirmoi se 4 persona me kapuc hynë brenda në shtëpi ku të pranishëm ishin bashkëshortja dhe fëmijët e Vertonghen dhe ishin të armatosur me thika. Ata arritën të hapin dyert dhe grabitën një sërë objektesh përpara se të arratiseshin dhe askush nuk mbeti I plagosur, Grabitësit u larguan përpara se të vinin agjentët e policisë, ndërkohë që për momentin nuk ka ende asnjë të arrestuar

Sfidanti.al