Ronaldinho Gaucho dhe vëllai I tij, Roberto de Assis, ofruan të paguajnë si garanci 1.6 milionë Dollatë për të dalë nga paraburgimi në Paraguaj ku ndodhen që nga 6 marsi. Me këtë garanci, avokatët mbrojtes të ish yllit të Barcelonës e Milanit, do të mund të kërkojnë që klienti I tij të kryejë dënimin e tij në arrest shtëpiak në Asuncion.
Portali brazilian, UOL arriti të sigurojë një pjesë të apelimit që u refuzua nha Gjykata e Apelit sipas të cilës vëllezërit De Assis vlejnë më shumë nga oferta e bërë në fillim si garanci që ishre një vilë shumë luksoze në kryeqytetin paraguajan me vlerë 800 mijë Dollarë.
Ronaldinho dhe Roberto de Assis janë në paraburgim pasi hynë në Paraguay me pasaporta dhe dokumenta identiteti false. Deri tani kjo cështja ka sjellë arrestimin edhe të 16 personave të tjerë, 10 nga të cilët janë në paraburgim.
Sfidanti.al