Franca tronditet: Marseja drogonte lojtarët, blinte gjyqtarët!

Tridhjetë vite më parë në Olimpikun e Marsejës ndodhnin gjëra që edhe tani mund të konsiderohen të pazakonta. Mark Fratani, ish-bashkëpunëetor i presidentit të atëhershëm të këtij klubi, Bernar Tapi, i zbuloi medias disa gjëra mjaft të këqia që ndodhnin atëkohë në Olimpikun e Marsejës që është i vetmi klub francez që është shpallur kampion i Evropës. Fratani vë në dukje se klubi në fjalë përdortë substanca të ndaluara dhe blinte gjyqtarë të ndeshjeve kyçe.
“Unë vetë kam marr pjesë në blerjen e gjyqtarit para ndeshjes derbi me PSZH-në në Paris. Unë isha bashkë me Tapinë dhe ne shumë shpejt u morëm vesh me arbitrin përkatës. Madje Olimpiku i Marsejës në atë ndeshje, por edhe në ndeshje të tjera drogonte futbollistët kundërshtarë përmes narkotikut Haldol që futej në ujë, të cilin e pinin futbollistët e PSZH-së”! – tregon Fratani.
Tapia, nga ana e tij, i mohon me forcë pretendimet e mësipërme, duke theksuar se ai do ta hedhë në gjyq Fratanin. Sidoqoftë, media franceze është e mbushur këto ditë me detaje të shumta të kësaj historie, ndërkohë që pritet që në dritë të dalin edhe dëshmi të reja.
Olimpiku i Marsejës u përjashtua nga Liga e 1-rë franceze, pasi u përpoq të blinte ndeshjen kundër Valensianit më 1992, por, megjithatë, ai e ruajti titullin e kampionit të Evropës, pasi nuk u konstatua asnjë parregullsi në ndeshjet e tij në Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al