Për herë të parë: Murinjo shpjegon “magjinë” e Solskjaerit

Mbas shkarkimit si trajner i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, veç angazhimit si analist futbolli në kanalin e njohur informativ rus, “Russia Today”, ftohet edhe në televezione angleze, ku komenton zhvillimet në Premier Ligë.
Murinjo thotë se ai po pret ndonjë ofertë të vërtetë që të kthehet në fushat e futbollit dhe se do të pushojë deri në fund të sezonit, ndërkohë që ai komentoi dje për herë të parë punën e trajnerit të ri të “djajve të kuq”, Ole Solskjer, që e pasoi atë në stolin e drejtimit të Junajtidit. Sipas tij, ndryshimet në ekip nuk do të sjellin rezultate kohëgjata.
Murinjo foli fillimisht për shkarkimin e Klaudio Ranierit që u zëvendësua në krye të Fullhemit nga Skot Parkeri. Ai tha se ky zëvendësim nuk ishte ndonjë lëvizje e mirë, ashtu sikukrse nuk ishte e tillë as shkarkimi i tij te Junajtidit
“A do të gjendte dot Fullhemi trajner më të mirë se Ranieri? Në asnjë mënyrë. A mund ta krahasoni ju përvojën e tij me atë të Skot Parkerit? Nuk ka shans”, tha Murinjo, duke vazhduar më tej me komentin e tij për Solskjerin dhe Junajtidin:
“Në futboll ndonjëherë ndodhin ndryshime mentale dhe shembull në këtë drejtim është ish-klubi im. Nuk mendoj se ndryshimet e tanishme në këtë klub do të shkojnë gjatë. Ndryshime të tilla janë më shumë mentale dhe nganjëherë ato sjellin rezultate pozitive, por kjo gjë nuk zgjat shumë”.
Sfidanti.a.