Franca kaloi me vuajtje Australine ne ndeshjen e pare te Grupit C ne Boterorin e Rusise. 2-1 ishte rezultati me te cilin Franca e mbylli kete ndeshje te zhvilluar ne stadiumin e Kazanit.
Gjithçka ndodhi ne pjesen e dyte te takimit, pasi 45 minutat e para u mbyllen me barazimin 0-0. Minuta e 58 ishte ajo qe prishi ekuilibrat ne kete ndeshje kur u akordua nje 11 metersh ne favor te Frances dhe kjo pasi u aplikua sistemi VAR pasi arbitri i ndeshjes fillimisht nuk e akordoi nje gje te tille duke lene lojen te vijoje.
Reagimi i Australise ishte i menjehershem dhe vetem 4 minuta me vone arbitri i ndeshjes akordoi nje 11 metersh ne favor te ‘Socceroos’ pas nje prekje te topit me dore te Umtiti qe u kthye ne gol nga Jedinak.
Ai qe zgjidhi ndeshjen ne favor te skuadres se Deshamps ishte Pogba teksa shenoi golin e fitores 10 minuta nga fundi i ndeshjes.
Sfidanti.al