Tifozët e Nigerisë kërkuan leje që të sjellin me vete gjela të gjallë në stadiumin e Kaliningradit, ku ekipi i saj do të ndeshet me Kroacinë, por, megjithatë, autoritetet lokale e refuzuan kërkesën e tyre. “Në qendrën tonë informative vijnë çdo lloj kërkesash, kështu që tifozët nigerianë kërkuan që të fusnin në stadium gjela të gjallë. Gjeli, në fakt, është simbol i nigerianëve, ata e marrin dhe e përdorin atë në të gjitha ndeshjet, por, ne, sidoqoftë, nuk u dhamë leje atyre”, vuri në dukje minstri i Kulturës dhe i Turizmit të rrethit të Kaliningradit, Andrej Jermak, që shtoi se, “megjithatë, ne u treguam nigerianëve se ku mund të blinin gjela të gjallë, nëse do të donin që të bënin tifozllëk me ta në ndonjë vend tjetër, por jo në stadium”.
Sipas ministrit të mësipërm, në Kaliningrad pritet që të vijnë deri në 150 000 tifozë. Në këtë qytet, do të zhvillohen katër ndeshje: Nigeria – Kroacia, Serbia – Zvicra, Spanja – Maroku dhe Anglia–Belgjika.
Sfidanti.al