Dmitri Paje nuk do të jetë në Kupën e Botës, pra mund të shërohet me nge nga dëmtimi që pësoi në finalen e Ligës së Europës. Kapiteni i Marsejës, një nga yjet kryesorë të “Bluve” në Euro 2016, u la jashtë ekipit nga trajneri Didie Deshamp, por nuk ishte i vetmi që e pësoi këtë fat (Paje mbeti jashtë pikërisht për shkak të dëmtimit).
Edhe sulmuesi i Arsenalit, Aleshandre Lakazetë, apo sulmuesi i Junajtidit, Antoni Marsial nuk u quajtën të vlefshëm për të qenë pjesë e grupit prej 23 lojtarësh që do të shkojnë në Rusi. Ata janë në listën rezervë, pra mund të kthehen në kombëtare nëse dëmtohet ndonjë futbollist.
Franca do të ketë në sulm lojtarë të tillë si Mbape, Zhiru, Dembele, Grizman, si dhe futbollistë ofensivë si Fekir, Lemar apo Toven. Po ashtu, grumbullohet mbrojtësi i Sitit, Mendi, si dhe nuk mund të mungonin Pogba, Ymtiti, Matyidi, N’Zonzi apo Rami.
Portierë: Areola, Joris, Mandanda; Mbrojtës: Hernandez, Kimpembe, Mendi, Pavar, Rami, Sidibe, Ymtiti; Mesfushorë: Kante, Matyidi, N’Zonzi, Pogba, Toliso; Sulmues: U. Dembele, Fekir, Zhiru, Grizman, Lemar, Mbape, Toven.
Sfidanti.al