Franca, mjeku i kombëtares bën apelin: Të vaksinohen futbollistët profesionistë

Franck Le Gall, mjeku i skuadrës përfaqësiese franceze, kampione e botës, është shprehur në favor të bërjes prioritet, vaksinimin e sportistëve profesionistë. Lajmi publikohet nga e përditshmja e njohur franceze ‘Le Parisien’ duke gjetur jehonë edhe tek ‘L’Equipe’.

‘Nëse sportistët, që janë një shembull sidomos për të rinjtë, vaksionohen, kjo mund të inkurajojë një pjesë të popullsisë për të ndjekur shembullin e tyre-tha Le Gall-pastaj, si kudo, do të ketë të pabindur. Nuk është e mundur që të bësh vaksinimin të detyrueshëm. por kur këtë e bën 70-80% e një skuadre, fiton një imunitet të mirë kolektiv’

sfidanti.al