Florenzi, “bastexhiu” i radhës te Milani

Zgjerohet hetimi i basteve në Otali ku në listën e prokurorëve ka përfunduar edhe ish-mbrojtësi i Italisë, Alesandro Florenzi, aktualisht pjesë e Milanit. Në këtë mënyrë, skuadra kuqezi përfshihet sërish në syrin e ciklonit pasi Tonali pak javë më parë pranoi që kishte vendosur baste madje edhe për skuadrën e tij në kohën kur aktivizohej me skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli. Hetimi për bastet që kanë tronditur botën e futbollit po zgjerohet dhe siç raportohet nga mediat italiane, në listën e të dyshuarve të prokurorisë së Torinos ka hyrë edhe Alessandro Florenzi. Për mbrojtësin e Milanit akuza është për lojëra të paligjshme kumar apo baste. Florenzi do të merret në pyetje në ditët në vazhdim.

 

sfidanti.al