Gabigol po përjeton një moment të artë me sulmuesin brazilian që është bërë heroi I Flamengos pasi me dy golat e tij ndaj River Plejtit, I dhuroi kësaj skuadre trofeun e Kupës Libertadores që I mungonte që nga 1981. Gabigol ishte vendimtar për skuadrën e tij gjatë gjithë sezonit teksa në Kupën Liberttadores shënoi 9 gola, ndërkohë që në kampionatin brazilian që u fitua po nga Flamengo, ai deri tani ka 22 finalizime. Është ky një përmirësim I ndjeshëm I Gabigol që tek Interi në sezonin 2016/17 nuk bindi shumë me zikaltrit që vendosën ta japin atë te Flamengo me huazim.
‘Nuk pendohem për zgjedhjet që kam bërë sepse I kam bërë me ndërgjegje të plotë bashkë me familjen time-tha Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa në një intervistë për të përditshmen portugeze ‘A Bola’-sic e kam thënë edhe më parë, në vitet e fundit disa gjëra nuk shkuan sic desha unë. Por nuk u dorëzova, nuk e ula kurrë kokën sepse e dija që pika e kthesës do të vinte’.
Për Gabigol, një rol thelbësor në rilindjen e tij ka trajneri Zhorzh Zhezus me të cilin kishte punuar edhe kur ishte te Benfika.
‘Zhorzh Zhezus pati shumë besim, ma bëri të qartë se besonte te potenciali im-vijoi Gabigol-flasim gjithmonë, e kemi bërë që në ditën e parë. Kjo ishte thelbësore për përmirësimin tim dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të skuadrës. Kam punuar me trajnerë të mëdhenj që më kanë ndihmuar të pasuroj karrierën time si sportist, si person. Por me Zhezus u rilinda; jam një tjeter futbollist në aspektin teknik, fizik dhe taktik. Ai më sha një vizion ndryshe për gjithcka. I jam shumë mirënjohës se më ndryshoi jetën’.
Sfidanti.al