Makina Ferrari F2002 e Mikael Shumaher, vendos një rekord të ri teksa u shit me një vlerë marramendëse në një ankand. Mesohet e Kokëkuqja e përdorur nga piloti 7 herë kampion I botës u shit për vlerën e 5.9 milionë Dollarëve(5.4 milionë Euro) , një event që ndodhi pikërisht në pistën e Jas Marinës në Abu Dabi në garën e fundit të Botërorit të Formula 1.
Vetëm rreth 1 muaj më parë, në 5 nëntor, djali I Mikael Shumaher, Mik e drejtoi F2002 e babait të tij në pistën e Fioranos. Mësohet se një pjesë të të ardhurave të përfituara nga shitja e kësaj makine do të shkojë për llogari të Fondacionit ‘Keep Fighting’.
Sfidanti.al