Fiorentina, Riberi operohet, jashtë fushave për 10 javë

Fiorentinës do t’i duhet të bëjë pa Frank Riberi për 10 javë. Futbollisti francez i është nënshtruar një operacioni pas një dëmtimit të pësuar në kavilje, dicka që u konfirmua nga vetë klubi violë. Operacioni u krye nga Profesor Gabel dhe rezultoi i suksesshëm.

Frank Riberi tani do të kthehet në Firence ku do të fillojë programin e riaftësimit të tij. mësohet se e gjithë periudha e riaftësimit të futbollistit do të zgjasë rreth 10 javë

Frank Riberi e pësoi dëmtimin e tij në kavilje në ndeshjen e 30 nëntorit ndaj Leces dhe rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të jetë vetëm në fund të muajit shkurt, gjë që do të detyrojë Fiorentinën të hyjë në merkaton e muajit janar për blerjen e një sulmuesi krahu që do të zëvendësojë Frankl Riberi

sfidanti.al.