Pronari dhe presidenti i tanishëm, Komiso, pagoi rreth 150 milionë euro për të marrë aksionet e klubit. Vëllezërit Dela Vale, pasi u përpoqën ta bënin Fiorentinën të madh, u detyruan të largoheshin në 2019, ndërsa disa herë kishin thënë “jo” për shitje të lojtarëve. Gjithsesi, futbolli sot është biznes dhe trofe mund të fitojnë vetëm ata klube që kanë financa të fuqishme, dhe padyshim traditë. Komiso tek Fiorentina ka vendosur që të fitojë para, sepse ndryshe nuk i dilej. Me transferimin e pritshëm të Dushan Vlahoviçit tek Juventusi për 75 milionë euro, shifra e fituar prej tij në 2.5 vjet arrin në mbi 200 milionë euro. Më herët, Kieza u transferua për 60 milionë euro tek Juvja, Veretuti shkoi tek Roma për 22 milionë euro, Simeone iku për 18, ndërsa mbi 20 milionë euro sollën disa lojtarë të tjerë. Në total, mbi 200 milionë! Aspak keq!
Sfidanti.al