FIFA po shqyrton mundësinë e aplikimit të një rregulli të ri në futboll: vetëm kapitenët do të lejohen që të flasin me gjyqtarët gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjeve. Ky rregull, në fakt, aplikohet, tanimë, në sportin e regbisë. “Tani, ka shumë futbollistë që ankohen te gjyqtarët gjatë ndeshjeve. Jam i sigurt se kjo sjellje e lojtarëve edhe mund të përmirësohet dhe ne, të them të drejtën, kemi kohë që po diskutojmë për këtë çështje”, thotë ish-futbollisti i shquar holandez Marko van Basten, tani, trajner, duke shtuar se, “në ndeshje, ka shumë emocione, kjo është diçka e mirë, por, sidoqoftë, ne duhet ta kontrollojmë situatën. Kam mendimin se ne duhet të mësojmë nga çdo sport tjetër, ndërkohë që edhe sportet e tjerë mund të mësojnë nga futbolli. Rëndësi ka që ne të eliminojmë problemet”, thotë ai.
Në regbi, vetëm kapitenëve të ekipeve u lejohet që t’u drejtohen gjyqtarëve, ndërkohë që edhe këtyre të fundit u është kërkuar që të komunikojnë vetëm më kapitenët. Ky ndryshim, në rast se ndodh, nuk do t’i shkojë shumë për shtat një numri lojtarësh që e kanë bërë zakon që, një e dy, të ankohen dhe të revoltohen te gjyqtarët.
Sfidanti.al